Please enter at least 3 characters.

Jorge Mendes po ia dërgon Juventusit një yll nga Manchester United

Juventus mund të kthejë vëmendjen nga Manchester United për të përforcuar mesfushën, pasi Manuel Ugarte i është ofruar klubit italian.

Mesfushori uruguaian iu bashkua United nga Paris Saint-Germain në vitin 2024 për rreth 45 milionë euro, por ka hasur vështirësi për t’u përshtatur dhe për të siguruar një vend titullari.

Nën drejtimin e Michael Carrick, ai është aktivizuar me kursim gjatë këtij sezoni, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë verës.

Agjenti Jorge Mendes po punon për të gjetur zgjidhje për klientët e tij dhe e ka propozuar Ugarte te Juventusi, që është në kërkim të alternativave të reja në repartin e mesfushës.

Duke qenë se Manchester United mund ta ketë të vështirë të rikuperojë plotësisht shumën e investuar, një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje po konsiderohet si një zgjidhje e mundshme — një formulë që mund t’i përshtatet edhe klubit nga Serie A. /Telegrafi/