Joe Jonas e bën zyrtare lidhjen e tij në Instagram
Joe Jonas e bëri zyrtare lidhjen e tij me Tatiana Gabriela, në Instagram të shtunën, pasi eksploruan së bashku vendlindjen e saj, Porto Rikon.
Këngëtari 36-vjeçar publikoi një vlog në YouTube prej nëntë minutash ku ndau me publikun çaste nga aventurat e tyre në San Juan, derisa bëri të ditur një detaj shtesë: “Ajo po më ndihmon me spanjishten time”.
Sipas DeuxMoi, çifti i rezervuar — që së fundmi mori pjesë në fundjavën e parë të Coachella-s — kanë qenë shumë mirë bashkë që nga momenti kur u panë për herë të parë në Maru Café në Los Angeles në fund të shtatorit.
“Kjo duket ndryshe”, tha një burim për revistën People në janar.
“Ata shkojnë shumë mirë, po kalojnë bukur dhe, më e rëndësishmja, ai i beson asaj pranë fëmijëve të tij”.
Jonas dhe modelja 30-vjeçare patën një takim në Acapulco Taquería Mexicana, më pas bënë pazar për rroba ‘vintage’ në Vice Versa dhe përfunduan me një darkë në Fidela Pizza.
Të nesërmen, i nominuari dy herë për Grammy pati mundësinë të vizitonte një ujëvarë lokale së bashku me disa miq dhe Gabrielën.
Më pas, Jonas dhe bukuroshja latine shijuan ‘mojito’ buzë detit në një plazh lokal.


