Please enter at least 3 characters.

Joaquin Caparros vuan nga leukemia, sezoni i dytë rresht që një trajner i Sevillas diagnostikohet me kancer

2019/04/Joaquin-Caparros-1.jpg
248:"LEGANES, SPAIN - NOVEMBER 21: Manager Joaquin Caparros of CA Osasuna looks on before the La Liga match between CD Leganes and CA Osasuna at Estadio Municipal de Butarque on November 21, 2016 in Leganes, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Sevillas, Joaquin Caparros, ka njoftuar se vuan nga leukemia kronike, mirëpo do të vazhdojë ta kryejë punën e tij.

63-vjeçari e ka bërë këtë deklaratë pas fitores ndaj Real Valladolidit që ua shtoi gjasat andaluzianëve për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Joaquin Caparros (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"E kam zbuluar herët dhe mund ta bëj një jetë normale. Nuk po marr terapi. Dua ta shijoj punën time... Nuk do të flas më për këtë temë. Por, dua që të gjithë të jenë të qetë", ka thënë Caparros.

Leukemia kronike është një formë e kancerit që zhvillohet ngadalë dhe jo gjithmonë ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

Ky është sezoni i dytë radhazi që një trajner i Sevillas diagnostikohet me kancer. Në nëntor të vitit 2017, Eduardo Berizzo u diagnostikua me kancer të prostatës dhe u shkarkua vetëm një muaj më pas kur ishte kthyer pas ndërhyrjes kirurgjike. Ai tash është trajner i Paraguait. /Telegrafi/