Please enter at least 3 characters.

Joao Mario zëvendëson Mkhitaryanin te Manchester United

2017/12/joao-mario.jpg

Joao Mario mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

Portugezi tashmë ka humbur vendin si titullar te skuadra italiane e Interit.

Mesfushori raportohet se mund të transferohet te ekipi anglez i Manchester Unitedit.

Interi ka shprehur interesim për Juan Matan, por sipas Corriere dello Sport, Jose Mourinho e sheh Joao Marion si zëvendësues të Henrikh Mkhitaryanit.

Trajneri portugez pas triumfit ndaj Bournemouthit se mesfushori armen nuk e meriton të jetë në ekipin e parë të Djajve të Kuq.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit këtë sezon ka pasur pesë asistime dhe në ndeshjet e muajit nëntor ka luajtur vetëm 19 minuta.

Ndryshe, Joao Mario deri më tani ka pasur 41 paraqitje për nerazurrët duke shënuar tre gola. /Telegrafi/