Jo vetëm në Austri, Mërgim Berishën e kërkon edhe skuadra e shqiptarëve në Serie A
Mërgim Berisha duket se ka ditët e numëruara te Hoffenheim, teksa gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të largohet dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Sipas Sky, sulmuesi 27-vjeçar është duke u kërkuar nga skuadra italiane Lecce.
Klubi ku aktivizohen dy shqiptarët Medon Berisha dhe Ylber Ramadani e duan Berishën në huazim, ose transferim të përhershëm sepse janë në negociata me Hoffenheim.
Kohët e fundit, interes për Berishën ishte shfaqur edhe nga skuadra austriake Sturm Graz.
Berisha nuk është pjesë e planeve të Hoffenheimit këtë sezon dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje deri tani. Kontrata e tij me klubin gjerman është e vlefshme deri në vitin 2027, por Hoffenheim është i etur ta shesë lojtarin.
27-vjeçari ka një karrierë të pasur me skuadra si Augsburg, Fenerbahce, SCR Altach, Red Bull Salzburg, Lask Linz dhe Magdeburg. /Telegrafi/


