Please enter at least 3 characters.

Jo vetëm Milani, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Ardon Jasharin

Milani po përballet me konkurrencë të ashpër për transferimin e Ardon Jasharit nga Borussia Dortmund, ndërkohë që Club Brugge vazhdon të qëndrojë e vendosur për të mos e shitur lojtarin. 

Sipas ekspertit zviceran, Sacha Tavolieri, skuadra gjermane është tani gati të paraqesë një ofertë të rëndësishme për Jasharin.

Borussia Dortmund e ka ndjekur mesfushorin që më herët gjatë verës, por duhej më parë të realizonte disa shitje, diçka që është bërë e mundur tani pas largimit të Jamie Gittens drejt Chelseat për 65 milionë euro.

Jashari është një objektiv i konfirmuar për këtë afat kalimtar dhe ka qenë tifoz i Milanit që në fëmijëri, ndaj është shumë i interesuar për këtë transferim.

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm se Club Brugge duhet të pranojë një ofertë, gjë që deri tani nuk ka ndodhur pasi klubi nuk ka qenë i gatshëm të ulet në negociata.

Gjithsesi, raportet nga Italia janë optimiste se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 35 milionë euro, një shumë që Borussia Dortmund duket e gatshme ta ofrojë më shpejt se Milani.

22-vjeçari ishte blerë vetëm verën e kaluar nga Luzern për gjashtë milionë euro dhe që atëherë vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm./Telegrafi/