Please enter at least 3 characters.

“Jo me bizhuteri, thonj të lyer e vath”, instrumentarja Cakolli tregon se si duhet të përgatitet një pacient për ndërhyrje kirurgjikale

Instrumentarja shëndetësore, Igballe Cakolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për përgatitjet që duhet të bëhen para se të realizohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Cakolli ka folur për përgatitjet që duhet të bëhen në sallën e operacionit, sterilizimin, dezinfektimin e instrumenteve.

Ajo po ashtu ka treguar edhe për përgatitjen që duhet ta bëjë pacienti para se t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje.

“Kjo është një mesazh që duhet të përçohet sepse qytetarët pa pas ndonjëherë në jetë një intervenim invaziv është e pamundur. Kjo është esenca që pacienti para se mu ju nënshtru një procedure duhet të përgatitet fizik dhe psiqikisht... Për shembull në klinikat evropiane në momentin që shtrihet në spital duhet të vesh pizhamet e spitalit. Jo të vijë me rrobe, telefona, bizhuteri, llaqe të ndryshme në thonj e me vathë se na e prishin punën”.

Ajo tutje shtoi se duhet të merret parasysh që ka aparate në sallë që punojnë me rrymë.

“...në momentin që pacienti shtrihet në tavolinë, kontektohet me aparat që i themi termokauter.. ne punojmë me rrymë... Në momentin që hyn në sallë përveç brekëve vesh, duhet të jetë i zhveshur dhe ta ketë këmishën e sallës”, tha ajo.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.

Podcastin e plotë mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/