Please enter at least 3 characters.

Jeta midis Shqipërisë dhe Katarit, Dorina Mema: Më pëlqen bota arabe dhe islami

2021/07/Dorina1-1.jpg

Dorina Mema ka qenë e ftuar në “Top Arena” ku ka folur për jetën e saj mes Katarit dhe Shqipërisë. Ajo u shpreh se i pëlqen bota arabe dhe islami, ndërsa atje ka krijuar shumë miqësi.

Ajo ka treguar se mikesha e saj i pëlqen shumë specat e mbushur dhe është përpjekur që t’ia mësojë.

Nuk la pa diskutuar edhe marrëdhënien me vajzën, duke treguar se e bija do të ndjekë hapat e nënës sa i përket pjesës së forcës dhe mënyrës se si punon fort për të fituar diçka në këtë jetë.

(Foto: Instagram/dorinamema_official)

Më poshtë është bashkëbisedimi me nikoqiren e emisionit të Top Channel:Dorina: Do plakem kur truri im të mos e perceptojë më kuptimin për jetën.Antonela: Si është të jesh nënë e re në moshë?Dorina: Atë po pyes dhe unë si e kam menaxhuar. Jam njeri që fle pak, punon shumë, nuk e njoh “jo-në”, pot a kaloj, duhet ta kapërcej dhe të shkoj “po”.Antonela: Do vajza të ndjekë hapat e tu?Dorina: Për sportin jo, por për mënyrën si e kap jetën nga fyti, atë dashuron nga unë. Femrat shqiptare janë shumë të forta.Antonela: Nëse do ishe futbolliste, çfarë pozicioni do ishe?Dorina: Mesfushore.Antonela: E mban situatën në dorë gjithmonë?Dorina: Po… Ose portiere.Antonela: Di që jeton në Katar.Dorina: Jam midis Shqipërisë dhe Katarit. Kam shumë shoqëri dhe ndihem mirë. Më pëlqen bota arabe dhe islami.Antonela: I ke mësuar atyre ndonjë pjatë tipike tonën?Dorina: Kam një shoqen time dhe kërkon specat e mi të mbushur dhe Shqipëria e mesme i qan këto tavat.

(Foto: Instagram/dorinamema_official)