Jessie J ndal koncertin pas përleshjes mes fansave: Nxirrini jashtë
Këngëtarja Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.
Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.
“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.
Jessie J u bëri thirrje të gjithëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe nëse dikush tjetër po sillej keq.
Kur situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla.
“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.
Reagimi i Jessie J u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si menaxhoi situatën. /Telegrafi/
@brodie660 What an icon!! #fyp#jessiej#viral♬ original sound - Brodie Lee


