Please enter at least 3 characters.

Jessica Biel: Më vjen keq që dikur në qilimat e kuq kam këmbëngulur të bie në sy trupi im

2019/01/Jessica-Biel.jpg
238:"SANTA MONICA, CA - JANUARY 11: Actor Jessica Biel attends The 23rd Annual Critics' Choice Awards at Barker Hangar on January 11, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for The Critics' Choice Awards )
32:"Getty Images for The Critics' Ch

Jessica Biel, në një intervistë për "The In Style", tha se i vjen keq që në të njëzetat është përpjekur pafundësisht që të shfaqet seksi.

Aktorja 36-vjeçare e cila me këngëtarin Justin Timberlake ka një djalë, thotë se në fillimet e saj të shfaqjes në qilim të kuq, kur karriera po i lulëzonte, gjithmonë është përpjekur të nxjerrë në pah trupin.

Megjithëse është e vetëdijshme se e gjithë kjo është normale për atë moshë, bukuroshja thotë se i vjen keq që nuk kishte bërë një përzgjedhje më klasike të veshjeve.

"Do të doja të vishja disa modele më klasike dhe jo vetëm cila veshje do të më ekspozonin trupin", tha 36-vjeçarja.

"Kur ju i shikoni imazhet e mia të mëparshme, ju do të kuptoni se gjithmonë e vë në theks trupin. Unë e di se është një ndjenjë që ne të gjithë e kemi kur jemi të rinj", shtoi ajo.

Theksojmë se aktorja dikur kishte pozuar në bikini për revistën GQ gjersa ishte pothuajse pa veshje në revistën "Gear".

Jessica, e cila ka djalin trevjeçar me Justin Timberlaken, është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/