Please enter at least 3 characters.

Jerome Boateng i ofrohet në Napoli

2016/01/boateng-duhet-t-euml-mbrohemi-me-t-euml-r-euml-skuadr-euml-n-kund-euml-r-barcelon-euml-s_hd.jpg

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng i është vetofruar skuadrës italiane të Napolit.

Gjermanit i është thënë se mund të largohet nga ekipi bavarez i Munichut pasi që trajneri Niko Kovac nuk llogaritë në shërbimet e tij.

“Corriere dello Sport” shkruan sot se agjentët e shtatgjatit tani ia kanë ofruar ekipit italian, i cili pritet të humb shërbimet e Khalidy Coulibalyt.

Vëllai i Boatengut, Kevin Prince Boateng aktualisht është në klubin e Sassuolos.

Veterani sezonin e kaluar ka pasur njëzet paraqitje dhe nuk shënoi asnjëherë, por arriti gjithsej dy asistime.

Ndryshe, 31-vjeçari iu bashku Rekordmeister në vitin 2011 pas një qëndrim të shkurtër njëvjeçar në Manchester City. /Telegrafi/