Jeff Bezos dhe e fejuara e tij organizuan një festë me shkumë në një ishull kroat
Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, organizuan një festë spektakolare me shkumë pranë ishullit Cres, në jahtin luksoz Koru.
Kjo festë ishte një uverturë për dasmën e tyre të ardhshme, e cila do të mbahet në Venecia.
Çifti ka qenë duke u relaksuar në bregdetin kroat gjatë ditëve të fundit, ku kanë shijuar mjedisin bregdetar me miqtë e tyre.
Në jaht shkruhej "Gëzuar Ditëlindjen", pasi po festonin edhe ditëlindjen e 19-të të djalit të Lauren, Evan.
Eventi ishte i mbushur me një atmosferë të mrekullueshme me shkumë, kërcime nga jahti në det, ngjitje me kajak dhe relaksim në shezlongje.
Pushimet do të pasohen nga një martesë, dhe Lauren e Bezos do të thonë "po" këtë javë në një ceremoni në Venecia.
Çifti u fejua në vitin 2023, dhe dasma është planifikuar për këtë të premte.
Ndër të ftuarit në dasmë, priten shumë personazhe të famshëm, si Katy Perry, Oprah Winfrey, Mick Jagger dhe Ivanka Trump.
Organizatorët e dasmës së Bezos pretendojnë: Eventi nuk do të prishë jetën e përditshme në Venecia.
Jahti i Bezos, Koru, mund të akomodojë deri në 18 mysafirë dhe ka 40 vende për ekuipazhin. Koru renditet i 32-ti në listën e jahteve më të mëdha në botë dhe Bezos shpenzon rreth 25 milionë dollarë në vit për mirëmbajtjen e tij. /Telegrafi/


