Please enter at least 3 characters.

Japonia njofton për shkëputje graduale nga nafta ruse

2022/05/oil-japan-russia.jpg
571:"Oil company's reserve tanks stand along the Tokyo Bay in Kawasaki, south of Tokyo, Friday, Sept. 2, 2005. Japan is in talks with the International Energy Agency on measures to help ease petroleum supplies in the U.S. Gulf Coast area, including a possible release of some of Japan's strategic oil reserves, a trade ministry official said Friday. Under the oil stockpiling law, Japanese refiners, wholesalers and importers are required to maintain crude and refined product reserves equivalent to their oil imports or production volumes for 70 days. (AP Photo/Itsuo Inouye)
16:"ASSOCIATED PRESS

Japonia planifikon të reduktojë gradualisht varësinë e saj nga importet e naftës nga Rusia.

Sipas ministrit japonez të Tregtisë dhe Industrisë, Koichi Hagiuda varësia nga burimet ruse të energjisë do të reduktohet ngadalë për të dëmtuar tregtinë e naftës me këtë vend.

"Tani nuk mund të refuzojmë importin e naftës ruse, por jemi të gatshëm të braktisim gradualisht varësinë nga burimet ruse të energjisë, duke gjetur burime alternative të furnizimit", tha Hagiuda.

Kryeministri Fumio Kishida kishte folur më herët për dëshirën e Japonisë për t'iu bashkuar vendeve të tjera të G7 në vendimin e tyre për të ndaluar importet e naftës ruse.

Hagiuda konfirmoi se qeveria japoneze do të njoftojë detaje rreth afateve kohore dhe hapat e nevojshme për të reduktuar furnizimet me energji nga Rusia.

Muajin e kaluar, Japonia njoftoi planet për të hequr gradualisht importet e saj të qymyrit nga Rusia, ndërsa kërkon furnizues të tjerë mes sanksioneve në rritje ndaj Moskës.

Japonia varet nga importet për pothuajse të gjitha burimet e saj energjetike, pavarësisht se është konsumatori i pestë më i madh i energjisë në mbarë botën. Rreth 3 për qind e importeve totale të naftës së Japonisë vijnë nga Rusia. /Telegrafi/