Please enter at least 3 characters.

Japonia mbështet Komunën e Novobërdës - Dorëzohet projekti për renovimin e banjove në ShFMU 'Minatori'

2024/10/EMBJP_171024_3.jpg

Sot në Komunën e Novobërdës është mbajtur ceremonia e dorëzimit të “Projektit për Renovimin e Banjove të shkollës fillore dhe të mesme të ulët ShFMU ‘Minatori’.

Në njoftimin e Ambasadës së Japonisë në Kosovës, bëhet e ditur se ky projekt është në kuadër të asistencës së grantit të Japonisë për projektet e sigurisë njerëzore bazike.

Ndryshe, në ceremoni morën pjesë z.Keisuke YAMANAKA, i Ngarkuar me Punë të Përkohshme të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Valon BEQIRI, Drejtor i ShFMU “Minatori”, z. Bajrush YMERI, nënkryetar i Komunës së Novobërdës, i rrethuar nga nxënës dhe mësimdhënës. /Telegrafi/