Please enter at least 3 characters.

Japonezët sfiduan temperaturat e ulëta, lahen me ujë të ftohtë (Video)

2018/01/Japonezet-foto.jpg
19:"© AFP/Getty Images

Shumë besimtarë të fesë Shinto, sfiduan temperaturat e ulëta, për t'u bërë pjesë të festivalit që u zhvillua në Tokio të Japonisë.

Pjesëmarrësit që kishin vetëm brekë, kryen disa rituale vallëzimi, ndërsa më pas hodhën vetës ujë të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Festivali i përvitshëm që zgjatë dy ditë, zhvillohet në nderim të Daikoku, që konsiderohet si prijësi drejt të ardhmes.

Deri më tani, nuk lejohej pjesëmarrja nën moshën 20-vjeçare, ndërsa tani është larguar kjo ndalesë.

Gjatë këtij muaji, temperaturat në kryeqytetin japonez bien nën zero dhe këtë më së miri e tregojnë trupat e këtyre besimtarëve.

Me anë të kësaj ceremonie të quajtur Kanda Myojin, ata besojnë se iu pastrohet shpirti dhe iu sjellë begati. /Telegrafi/