Please enter at least 3 characters.

Japonezët dërguan foton e parë nga sipërfaqja e Hënës

2024/01/moon-1.jpg

Japonia ka publikuar imazhin epik të sipërfaqes hënore që u shkrep nga pajisja e vendosur brenda roverit SLIM.

Sonda japoneze SLIM zbarkoi më 19 janar në Hënë me një ulje tepër të saktë pavarësisht se kishte probleme me motorin e saj në momentin e fundit, njoftoi sot Agjencia Japoneze Hapësinore, transmeton Telegrafi.

Imazhi i fundit i publikuar nga agjencia japoneze tregon provat e këtij zbarkimi të suksesshëm.

Fotografia u shkrep nga roboti në formë topi LEV-2 i njohur gjithashtu edhe si SORA-Q, që ishte integruar brenda roverit SLIM. /Telegrafi/