Please enter at least 3 characters.

Janushev i bën thirrje Gruevskit që kthehet në vend dhe të vuaj dënimin me burg

2017/02/Janushev-drejtor-i-NTP.jpg

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev në duel televiziv me Damjan Mançevskit, në "Tv24" i bëri thirrje publikisht Nikolla Gruevski të kthehet në Maqedoni dhe të vuajë dënimin me burg.

Mançevski e pyeti Janushevin nëse po angazhohen që Gruevski të kthehej në Maqedoni, për të cilën Janushev u përgjigj:

"Publikisht i bëj thirrje që të kthehet në vend".

Pastaj Mançevski e pyeti nëse ai kërkon që Gruevski të kthehet në vend që të vuaj dënimin me burg, Janushev u përgjigj: "Po, ja publikisht i bëji thirrje"./Telegrafi/