Please enter at least 3 characters.

Janakieski nuk vjen në gjykimin për rastin "TNT" për shkak të infektimit me COVID-19

2016/01/janakieski-nuk-paraqitet-para-komisionit-hetimor_hd.jpg

Ish-ministri Mile Janakieski sot nuk u paraqit në gjykimin për rastin gjyqësor "TNT", përkatësisht për rrënimin e objektit "Kosmos" i biznesmenit Fijat Canovski.

Avoakatët e tyre parashtruan test pozitiv i kryer në spitalin privat "Sistina".

Nëse deri në fund të muajit nuk mbahet seancë e re për këtë rast, do të skadojnë 90 ditë dhe rasti do të fillojë nga fillimi.

Seanca e ardhshme është caktuar më 8 shkurt.

Të akuzuar për këtë lëndë janë ish-ministri i Transportit dhe i Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe ish-Kryeministri Nikolla Gruevski./Telegrafi/