Please enter at least 3 characters.

Jamie Foxx do të lansojë albumin e pestë

2016/01/jamie-foxx-do-ta-luaj-euml-tysonin_hd.jpg

Këngëtari dhe aktori, Jamie Foxx, ka treguar se së shpejti do të lansojë albumin e ri me titull “Hollywood”.

Fituesi i çmimit Grammy do ta publikojë albumin e ri më 18 maj.

“Hollywood” është albumi i pestë i Foxxit dhe vjen pas “Best Night of My Life”, të cilin e kishte lansuar më 2010.

Ai në albumin e ri ka edhe një bashkëpunim me Chris Brownin, transmeton koha.net.

Foxx po ashtu tregoi edhe kopertinën e albumit përmes rrjetit social, Instagram.