Please enter at least 3 characters.

James shkëlqen në fitoren e pestë radhazi nga Cavaliers

2018/03/cavs-nets-james.jpg

Cleveland Cavaliers ka vazhduar me formë të mirë në NBA.

Kur jemi afër përfundimit të edicionit të rregullt, Cavs janë futur nê formê jashtëzakonisht të mirë.

Finalistët e vitit të kaluar mbrëmë kanë marrë fitoren e pestë radhazi në NBA duke triumfuar në udhëtim tek Brooklyn Nets 114-121.

Vendasit ishin në epërsi gjatë tre çerekëve të parë por jo edhe në atë përfundimtar kur Cavs bëri kthesën e madhe.

Si në çdo ndeshje edhe kësaj radhe më i miri në parket për Cavs ishte mbreti James.

32-vjeçari shënoi 37 pikë , bëri kërcime dhe pati tetë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe alo qendra Kevin Love që u kthye nga lëndimi ditë më parë me 20 pikë e 15 kërcime.

Jordan Clarkson gjithashtu tregoi lojë të mirë me 18 pikë, ndërsa Hill shtoi 17 pikë të tjera.

Tek vendasit më efikasi ishte Harris me 30 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Carroll shtoi 18 pikë. /Telegrafi/Rezultatet:

Brooklyn Nets – Cleveland Cavaliers 114 – 121

Milwauke Bucks – San Antonio Spurs 106 – 103

Indiana Pacers – Miami Heat 113 – 107

Sacramento Kings – Boston Celtics 93 – 104

Toronto Raptors – Los Angeles Clippers 106 – 117

Washington Wizards – New York Knicks 97 – 101

Oklahoma City Thunder – Portland Trail Blazers 105 – 108

Houston Rockets – Atlanta Hawks 118 – 99

Golden State Warriors – Utah Jazz 91 – 110