James Rodriguez prezantohet në Katar tek skuadra Al-Rayyan
24/09/2021
James Rodriguez është larguar nga Evertoni dhe ka kompletuar transferimin në futbollin arab.
Mesfushori kolumbian tanimë zyrtarisht është pjesë e skuadrës nga Katari, Al-Rayyan.
Pas negociatave të stërzgjatura mes klubeve, më në fund u arrit marrëveshja ku Al-Rayyan pagoi tetë milionë euro te Evertoni për transferimin e James.
30-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me klubin nga Katari.
Ish-anëtari i Real Madrid e Bayern Munich, do të marrë një pagë prej 12 milionë eurove në sezon.
Tek kjo skuadër James do të jetë nën urdhrat e trajnerit francez Laurent Blanc.
Përveç James Rodriguez, tek Al-Rayyan aktivizohet edhe sulmuesi algjerian Yacine Brahimi. /Telegrafi/


