Please enter at least 3 characters.

James Rodriguez ka pranuar transferimin te Atletico Madridi, por ka një problem

2020/05/GettyImages-1177800985.jpg
244:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 28: James Rodriguez of Real Madrid CF looks on during the Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Wanda Metropolitano on September 28, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez dëshiron të bashkohet me Atletico Madridin, duke refuzuar ofertat nga Anglia apo Italia.

El Mundo Deportivo shkruan se agjenti i lojtarit Jorge Mendes ka folur tashmë me Drejtorin e Përgjithshëm të Atleticos, Miguel Angel Gil Marin për marrëveshjen - e cila filloi të flitet që nga vera e kaluar.

Pengesa më e madhe për marrëveshje është paga aktuale e lojtarit prej 8.5 milionë euro në vit - të cilën Atletico nuk mund ta përballojë.

James Rodriguez (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

James ka luajtur në vetëm katër ndeshje në La Liga për klubin këtë sezon dhe nuk ka asnjë paraqitje nga tetori.

Kontrata e mesfushorit kolumbian skadon në vitin 2021 dhe klubet tjera që e duan janë Manchester United, Everton, Juventus dhe Napoli.

James Rodriguez e Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Ish-ylli i Portos u rikthye në Los Blancos verën e kaluar pas huazimi dy-vjeçar në Bayern Munich.

James shënoi 15 gola dhe siguroi 20 asistime në 67 ndeshje për klubin bavarez. /Telegrafi/