Please enter at least 3 characters.

James Rodriguez do të qëndrojë te Real Madridi

2019/07/James-Rodriguez-Kolumbia-1-e1564250317592.jpg
284:"SEOUL, SOUTH KOREA - MARCH 26: James Rodriguez of Colombia gesturers to assistant referee Saoud Al Maqaleh during the International Friendly match between South Korea v Colombia at Seoul World Cup Stadium on March 26, 2019 in Seoul, South Korea. (Photo by Chung Sung-Jun/Getty Images)
12:"Getty Images

James Rodriguez duket i vendosur të qëndrojë në Real Madrid edhe për sezonin 2019-20, pasi bisedimet e largimit u ndërprenë.

Reprezentuesi i Kolumbisë ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Santiago Bernabeu këtë verë, me rivalët e Atletico Madridit dhe Napolin të interesuar për transferimin e tij, pasi Bayern Munichu vendosi të mos e blejë pas huazimit.

Megjithatë, interesimi nga të dyja klubet tani është ulur, me Real Madridin që kërkon rreth 40 milionë euro, pavarësisht se Rodriguez ka mbetur me vetëm një vit në kontratën e tij me Los Blancos.

Pas kësaj ngecje në largimin e tij, ylli kolumbian thuhet se ka vendosur të mbetet edhe në këtë sezon pjesë e Mbretërve.

"James tani do të qëndrojë në Real Madrid", ka thënë fillimisht Josep Pedrerol nga emisioni televiziv El Chringuito de Jugones.

"Lëndimi i Marco Asensio ka ndryshuar gjërat në Real Madrid.

"Klubi ka marrë vendimin për ta mbajtur atë", përfundoi Pederol. /Telegrafi/