"Jam i shokuar dhe i zhgënjyer" - Harry Maguire pasi mbeti jashtë listës së Anglisë për Kupën e Botës
Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka marrë një vendim befasues para publikimit të listës përfundimtare për Kupën e Botës. Sipas talkSPORT, mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, nuk do të jetë pjesë e skuadrës prej 26 lojtarësh që Tuchel pritet ta shpallë të premten.
Vendimi raportohet se e ka tronditur qendërmbrojtësin 33-vjeçar, i cili kishte qenë i bindur se do të udhëtonte me kombëtaren në turneun që zhvillohet në Amerikën e Veriut. Maguire numëron 66 paraqitje me Anglinë dhe ka shënuar shtatë gola që nga debutimi i tij në vitin 2017.
Ai ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm nën drejtimin e Gareth Southgate në Botërorët 2018 dhe 2022, si dhe në Euro 2020, ndërsa mungoi në Euro 2024 për shkak të dëmtimit.
Tuchel e kishte ftuar Maguire në mars për ndeshjet ndaj Uruguait dhe Japonisë, thirrja e tij e parë që nga shtatori i vitit 2024.
Megjithatë, pavarësisht se zhvilloi 24 ndeshje me Manchester United këtë sezon dhe ndihmoi ekipin të siguronte rikthimin në Ligën e Kampionëve, ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” pritet të mbetet jashtë.
Isha i bindur se pas sezonit që pata, mund të luaja një rol të rëndësishëm për vendin tim këtë verë. Jam i shokuar dhe i zhgënjyer nga vendimi. U uroj lojtarëve gjithë të mirat”, deklaroi ai.
I was confident I could of played a major part this summer for my country after the season I’ve had. I’ve been left shocked and gutted by the decision.
I’ve loved nothing more than putting that shirt on and representing my country over the years.
I wish the players, all the… pic.twitter.com/9X7asAkCFF
— Harry Maguire (@HarryMaguire93) May 21, 2026
Ndërkohë, raportohet se Tuchel po shqyrton mundësinë e përfshirjes së Levi Colwill të Chelseat, i cili u rikthye së fundmi pas një dëmtimi serioz. Dyshja e qendrës mbrojtëse Ezri Konsa dhe Marc Guehi konsiderohen emra të sigurt për turneun, ndërsa në listë pritet të jetë edhe Kobbie Mainoo, çka mund të ndikojë te përzgjedhja e mesfushorit Adam Wharton.
Në portë, Tuchel pritet të mbështetet te Jordan Pickford, Dean Henderson dhe James Trafford, ndërsa Jason Steele raportohet se do të udhëtojë si portier stërvitor. Në sulm, emra si Anthony Gordon dhe Morgan Rogers pritet të jenë pjesë e listës.
Anglia do të luajë dy ndeshje përgatitore ndaj Zelandës së Re dhe Kosta Rikës pasi të mbërrijë në SHBA. Më pas, “Tre Luanët” e nisin Botërorin në Grupin L kundër Kroacisë më 17 qershor, para sfidave ndaj Ganës (23 qershor) dhe Panamasë (27 qershor). /Telegrafi/


