Please enter at least 3 characters.

Jakup Krasniqi arrin në Kosovë, shkon tek varri i vëllait të tij

2022/11/20220510-krasniqi-further-app-1-1068x600-1-780x439-1.jpg

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me leje të Gjykatës Speciale sot ka ardhur në Kosovë.

Lajmi u konfirmua për Telegrafin nga zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep.

Sipas përgjigjes thuhet se kjo leje i është dhënë nga Trupi gjykues për shkak të arsyeve bindëse humanitare për të takuar familjen e tij.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Krasniqin për të takuar familjen e ngushtë.

I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.

EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë Griep.

Siç merr vesh Telegrafi, Krasniqi ka shkuar në fshatin Negroc te varri i vëllait të tij. /Telegrafi/