Ja super-oferta e Chelseat për Pogban
21/08/2015
Britanikja “Daily Star” shkruan se klubi londinez po përgatit një mega-ofertë për yllin e Juventusit Paul Pogba.
Sipas kësaj të përditshme presidenti Roman Abramovich është gati të paguajë plot 85 milionë euro për kartonin e lojtarit francez.
Është i njohur admirimi që trajneri Jose Mourinho ka për 22 vjeçarin dhe në të shkuarën “Blutë” kanë provuar të hapin negociata me Juventusin, por tashmë të paktën sipas “Daily Star” pronari rus i Chelseat kërkon t’i shkojë deri në fund ambicies së tij për ta pasur në skuadër Paul Pogba.
Në bisedime mund të përfshihet edhe kartoni i Willian. Klubi Italian i vlerëson shumë aftësitë e brazilianit dhe kjo mund të shfrytëzohet nga drejtuesit britanik. /Telegrafi/


