Please enter at least 3 characters.

Ja si u festua Fitër Bajrami në Kumanovë (Video)

2016/01/ja-si-u-festua-fit-euml-r-bajrami-n-euml-kumanov-euml-video_hd.jpg

Ndërsa banorët e Lagjes së Trimave, ku pati një konflikt të armatosur me 9 maj të këtij viti, dëshirojnë që në këtë lagje të ketë dashuri dhe paqe.

Imami i xhamisë, Eljasa Mahmudi, ka bërë thirrje që festa e Bajramit të jetë kremte e tolerances dhe bashkimit mes popullit shqiptar pa dallim feje.

Kurse, heshtja kishte rënë në shtëpinë e Zarife Ajdinit, biri i së cilës, Besnik Ajdini, është prapa grilave që nga 9 maji. Sipas nënës së tij Zarifes ai është i pafajshëm.

Burgosja e kryefamiljarit ka bërë që kësaj familje të mos i vlerësohen as dëmet në shtëpi.

Festë nuk kishte as në shtëpinë e Emine Sylejmanit, nënës së Afrimit të burgosur.

E derisa arrestimet ende nuk kanë epilog gjykate, rrënojat e shtëpive të djegura tashmë janë larguar. Bile banorët me forca vetanake kanë filluar edhe rindëttimin e tyre, e vlera e dëmeve është goxha e madhe. /Klan Kosova/