Please enter at least 3 characters.

Ja gjendja e komunikacionit në Maqedoni

2016/01/mbyllet-qarkorja-e-shkupit-p-euml-r-komunikacion_hd.jpg

Komunikacioni në të gjithë rrugët e Maqedonisë zhvillohet pa pengesa, por në korsi të lagështa, ndërkaq qarkorja e Shkupit është e lëshuar në përdorim në të dy drejtimet, mirëpo ka pjesë të korsive që janë të dëmtuara, ku janë vendosur sinjalizimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) udhëzon pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën.

Vëmendje të theksuar duhet të kenë ata që lëvizin nëpër gryka, ku ka mundësi të shfaqen rrokullisje gurësh./Telegrafi/