Please enter at least 3 characters.

Izraeli mori armë nga SHBA-të, aeroplani transportues me dërgesën e parë ateron gjatë natës

2023/10/1-154.jpg

Ministria izraelite e Mbrojtjes ka njoftuar se ka aterruar një aeroplan izraelit transportues, me dërgesën e armëve që SHBA-të ia dërguan këtij vendi.

Në profilin e kësaj ministrie në platformën X, janë publikuar video ku shihet se aterrimi i aeroplanit është bërë gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Thuhet se arsenalit është siguruar dhe dorëzuar falë bashkëpunimit mes Departamentit për prodhim të ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit dhe departamentit amerikan për dërgesa.

“Ata kanë koordinuar angazhimin e aeroplanit transportues, duke siguruar transport direkt të armëve nga SHBA”, u tha në njoftimin e ministrisë izraelite.

Në anën tjetër Hamasi dhe ushtria izraelite kanë hyrë në ditën e pestë të luftimeve, që kur të shtunën militantët palestinezë filluan një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite. /Telegrafi/