Please enter at least 3 characters.

Italia raporton 766 të vdekur për një ditë nga coronavirusi - numri i të prekurve është duke u ngadalësuar

2020/03/3103fb5c01c1298d07a84fe7edb074eb.jpg
196:"Medical workers in protective suits guide a person into the Columbus hospital unit of the Gemelli hospital where the second Covid center in Rome is active today, 16 march 2020. ANSA/FABIO FRUSTACI
4:"ANSA

Italia ka raportuar 766 të vdekur nga coronavirusi të premten – gjashtë persona më shumë se të enjten, ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 14,681. Sidoqoftë raportohet se numri i të prekurve është duke u ngadalësuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i të infektuarve është 85,338 me një rritje prej 2,339, ndryshe nga e enjta që u raportan 138 raste më shumë.

Ndërkaq 1,480 persona janë rikuperuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19,758.

Në total, 119,827 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus në Itali, përfshirë njerëzit që kanë ndërruar jetë, ata që u shëruan, si dhe të tjerët që janë infektuar aktualisht.

Bllokimi raportohet që mund të zgjatet deri më 1 maj, ndërsa “faza e dytë” e të jetuarit me virus mund të fillojë në mes të majit, deklaroi Komisioneri i Emergjencave, Angelo Borelli.

Qeveria ka zgjatur zyrtarisht bllokimin e coronavirusit deri në mes të prillit, ndërkaq Borelli theksoi rëndësinë e rregullave të bllokimit.

"Data e daljes nga bllokimi nuk është akoma e sigurt", shtoi Borrelli. /Telegrafi/