Istogu përfiton 1.65 milionë euro për banim social
08/09/2026
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Istogu ka përfituar 1 milion e 650 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për Projektin e Banimit Social Adekuat.
Pacolli ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka nënshkruar Marrëveshjen e Grantit për realizimin e projektit.
Me këtë investim do të mundësohet renovimi i 55 shtëpive dhe rindërtimi i pesë shtëpive, duke përmirësuar kushtet e banimit për gjithsej 60 familje në nevojë.
Sipas Pacollit, ky investim synon të përmirësojë drejtpërdrejt kushtet e jetesës dhe të kontribuojë në mirëqenien e familjeve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje. /Telegrafi/


