Please enter at least 3 characters.

Ismaili për vendimin që trafiku urban të jetë falas: Po jetësohet një ide e mirë

2020/11/konference-Uran-Ismaili-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se propozimi i PDK-së që trafiku urban të jetë pa pagesë po jetësohet.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm që i ndihmon qytetarët dhe kursen xhepin e tyre.

Postimi i plotë: Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet. Pasi u votua propozimi ynë nga Asambleja Komunale, tash trafiku urban në Prishtinë është pa pagesë.
Një hap i rëndësishëm ky që i ndihmon qytetarët, kursen xhepin e tyre, ruan shëndetin dhe inkurajon transportin publik.
Me politika të mira, ndreqet Kryeqyteti.
Falënderoj të gjitha partitë politike që mbështetën këtë propozim. /Telegrafi/