“Ishte një veprim i shkëlqyer”, Jacob Elordi reagon pas vdekjes tronditëse të Nate në “Euphoria”
Jacob Elordi ka reaguar për herë të parë pas episodit tronditës të sezonit të tretë të Euphoria, ku personazhi i tij Nate Jacobs pësoi një fund brutal.
Në episodin e fundit të transmetuar nga HBO, Nate vritet në një skenë dramatike pasi varroset i gjallë në një arkivol dhe më pas kafshohet nga një gjarpër.
Personazhi kishte hyrë në borxhe të mëdha me gangsterin Naz, i cili e mbylli në arkivol ndërsa pritej që Cassie, personazhi i luajtur nga Sydney Sweeney, të siguronte paratë për ta shpëtuar, shkruan DailyMail.
Pas transmetimit të episodit, Elordi e quajti skenën “një veprim të shkëlqyer”, duke shtuar se fundi i Nate ishte një pasojë e zgjedhjeve të errëta që personazhi kishte bërë gjatë gjithë serialit.
Aktori australian tregoi gjithashtu se xhirimi i skenës në arkivol nuk i shkaktoi klaustrofobi, përkundrazi e përshkroi si një ambient “çuditërisht të qetë”.
Ai zbuloi se krijuesi i serialit, Sam Levinson, insistoi që skena të realizohej me një gjarpër të vërtetë, gjë që e bëri përvojën edhe më intensive.
“Elordi” tregoi me humor se boa shtrënguese i përdorur gjatë xhirimeve ishte më shumë “i përgjumur dhe i përkëdhelur” sesa i frikshëm.
Aktori e cilësoi largimin nga seriali si një moment “të hidhur dhe të ëmbël”, duke theksuar se “Euphoria” ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës dhe karrierës së tij. /Telegrafi/


