Ish-ushtari i UÇK-së lëshon Kosovën - thotë se përkundër kontributit në luftë e pas luftës, nuk pati kurrë mbështetje institucionale
Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë, kontribuuesit e vendit, në luftë e në paqe po ikin nga Kosova për një jetë më të mirë.E gjithë kjo, pasi janë të zhgënjyer nga sistemi aktual politik, ekonomik e social.Një rast i tillë është edhe ai i Adnan Hysenit nga Peja.Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka renditur arsyet që e kanë shtyrë ta merr vendimin për t’u larguar nga Kosova.Adnani së bashku me vëllain e tij Avniun, i cili nuk jeton më, kishin dhënë kontribut të madh si gjatë luftës po ashtu edhe pas saj. Të dy kishin qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Ata njihen si kontribuues në fushën e sportit dhe humanist të mëdhenj në shumë iniciativa.“Po largohem fal mosvlersimi të duhur nga ju që ju qëndrova besnik ndër vite! Shpresoj ta keni durimi ta lexoni dhe mirëkuptoni. Ne kuadër të rrugëtimit tim jam mundu me qenë modest dhe kontribuues ashtu ishim eduku nga nëna jonë, rrugëtimi im dhe i vllau tim Avnisë qysh kur mbetëm jetim unë 8 vjeç e ai 6. Ishte i ndershëm dhe kontribuues e që për këtë jam falënderues ndaj Zotit që na dha mundësinë por edhe nënës që e sakrifikoi jetën duke u përkujdes dhe eduku përkundër shumë vështirësive që ja dha jeta duke pas dy role (babë dhe nenë) por qëndroi heroin dhe e sakrifikoi jetën për ne (4 fëmijët e saj)”, thotë Adnani.
Shkrimi i plotë në llogarinë e tij në Facebook.


