Please enter at least 3 characters.

Ish-kryetarja e Antikorrupsionit nuk ndihet fajtore: S’kam bërë asnjë vepër për të cilat akuzohem

2024/12/tatjana-dimitrovska.png
Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së Tatjana Dimitrovska
Dimitrovska: Nuk ka presione nga politikanët ndaj KSHPK-së

Ish-kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska, para gjykatës deklaroi se nuk ndihet fajtore për akuzat për zbulim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik.

Në seancën e sotme ajo tha se nuk ka bërë asgjë nga ato që i vihen në barrë.

Përveç saj, të akuzuar janë edhe revizori Mile Stolevski dhe Biljana Petrovska-Manteva, të cilët gjithashtu mohuan fajësinë. Prokuroria vazhdoi me paraqitjen e provave materiale nga kontrollet dhe sendet e sekuestruara.

Mbrojtja pretendon se bëhet fjalë për informacione publike dhe kërkoi tërheqjen e aktakuzës. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për 16 prill.