Ish-e dashura e Klodit zbulon preferencat e tij për vajzat: I pëlqejnë natyralet, nuk besoj se ka interes për ndonjë në BBVK
Pas komenteve të saj mbi afrimitetin e Klodit me Londrimin, ish-e dashura e tij ka shtuar edhe detaje të tjera lidhur me shijet dhe preferencat që Klodi ka për vajzat.
Ajo ka treguar se, nga ajo që njeh, dyshon fort se brenda shtëpisë së BBVK ai mund të ketë krijuar ndonjë pëlqim romantik.
Duke folur për Prive By Liberta Spahiu, ajo tha: “Unë nuk besoj se atij i pëlqen ndonjëra nga vajzat aty, sepse tipi i tij është një vajzë natyrale. Pa kirurgji, me pak grim, me të vërtetë i pëlqejnë vajzat e pastra dhe natyrale. Edhe kur ishte në reality show-n Too Hot to Handle më thoshte: ‘Më pëlqen ti me të vërtetë sepse je e vetmja vajzë natyrale’, por sidomos kur ishim bashkë donte që unë të dukesha elegante. Unë derisa po i shikoja vajzat në shtëpinë e BBVK dhe i pashë si janë, atij me të vërtetë i pëlqejnë vajzat e pastra dhe natyrale. Nuk e di nëse prej tyre do të ishte tipi i tij, nuk besoj që po i pëlqen ndonjëra. Unë mendoj që nëse ndodh diçka aty mes tij dhe një vajze, do të vinte nga vajza, jo nga ai. Ato do të përpiqeshin të jenë me të.”
Sipas saj, Klodi ka një shije shumë të qartë dhe të pandryshuar në raport me vajzat, gjë që e bën të vështirë që ai të ketë krijuar simpatinë për ndonjërën prej konkurrenteve të Big Brother VIP Kosova.
Në fund, ajo la të kuptohet se çdo afrimitet, nëse lind, do të jetë më shumë iniciativë e vajzave sesa e tij. /Telegrafi/


