Please enter at least 3 characters.

Ish-drejtori i Leedsit: Së paku 20 futbollistë në Ligën Premier dhe në Championship janë homoseksualë, por kanë frikë të deklarohen

2017/10/David-Haigh-1-e1508968620697.jpg
237:"YEOVIL, ENGLAND - FEBRUARY 08: David Haigh, CEO of Leeds United, looks on during the Sky Bet Championship match between Yeovil Town and Leeds United at Huish Park on February 08, 2014 in Yeovil, England. (Photo by Rob Munro/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-drejtori i Leeds United, David Haigh, thotë se së paku 20 lojtarë të Ligës Premier dhe të ligës Championship janë homoseksuale, mirëpo kanë frikë ta thonë të vërtetën.

Ai beson se nëse ata do ta pranonin seksualitetin e tyre publikisht si grup, atëherë tifozët do t’i pranonin.

Haigh para shumë vitesh ka pranuar se është homoseksual dhe ka thënë se kur ishte i angazhuar te Leeds (2013-2014), atij i janë rrëfyer shumë futbollistë homoseksualë.

(Getty Images)

“Sipas meje 20 është numri i saktë, edhe pse mund të jetë më i madh. Ata akoma luajnë, në Ligën Premier dhe në Championship, mirëpo unë nuk do të përmend emra, sepse kjo nuk do t’i ndihmonte askujt”.

“Futbollistët e rinj i reklamojnë brendet e sponsorëve dhe duke qenë homoseksualë, kjo akoma konsiderohet si një hendikep”.

“Po të mësoheshin përnjëherë për seksualitetin e tyre, kjo nuk do të pranohej mirë. Mirëpo, futbolli ka nevojë që ata të dalin publikisht. Ata që do ta bënin do të ishin të guximshëm – por, njëherësh do të merrnin edhe shumë mbështetje”, ka deklaruar Haigh.

(Getty Images)

Lojtari i fundit që doli publikisht në vitet e nëntëdhjeta, Justin Fashanu, iu nënshtrua një abuzimi të madh. Mirëpo, Haigh beson se gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. /Telegrafi/