Please enter at least 3 characters.

Ish-burri i parë i Jennifer Lopezit i reagon publikisht dhe e akuzon për tradhti: Ishe ti problemi, nuk mund t'i mbaje të brendshmet veshur

Burri i parë i Jennifer Lopez, Ojani Noa, ka bërë një sërë akuzash kundër saj, duke pretenduar se ajo e ka tradhtuar gjatë martesës së tyre. Ai u shqetësua nga deklarata e saj e fundit se asnjë nga ish-të dashurit e saj nuk e donte vërtet.

"Mjaft na poshtërove. Mjaft më poshtërove mua duke luajtur kartën e viktimës. Problemi nuk jemi ne. Nuk jam unë. Problemi je ti. Nuk munde t'i mbaje të brendshmet veshur. Ke qenë e dashur disa herë. Ke qenë e martuar katër herë dhe ke pasur lidhje të panumërta midis tyre. Ke pasur marrëdhënie të mira. Me mua, për shembull", shkroi ai në Instagram.

Ai shtoi se ishte i dashuruar me të dhe se për shkak të karrierës së saj ishte zhvendosur në një vend tjetër, kishte lënë punën dhe familjen.

"Unë jam një person i mrekullueshëm dhe i dashur. I ndershëm, besnik ndaj teje. Nuk kam gënjyer kurrë dhe nuk jam sjellë keq. Nuk të kam tradhtuar kurrë. Kam qenë i mirë me ty. Jam shumë njeri i mirë për ty", vazhdoi ai.

Ai pretendon se Jennifer Lopez zgjodhi famën dhe pasurinë mbi martesën e tyre dhe se ai u përpoq ta shpëtonte martesën pasi ajo e tradhtoi.

"Prandaj të lashë dhe u divorcova. Thuaj të vërtetën një herë. Bëju të ditur njerëzve se problemi je ti. Duhet të kesh turp", njoftoi ai.

Jennifer Lopez dhe Ojani Noa u martuan në vitin 1997 dhe u divorcuan 11 muaj më vonë. Këngëtarja është martuar edhe tre herë të tjera që atëherë - me Cris Judd, Marc Anthony dhe Ben Affleck. /Telegrafi/