Ish-aktori i "O sa mirë", Ernest Zymberi bëhet baba për herë të dytë
Ish-aktori i “O sa mirë”, Ernest Zymberi, është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij në Facebook.
Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mirëpritur një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rron.
Postimi i plotë i Zymberit (pa ndërhyrje):
“Mire se erdhe ne jete RRON!Duke te pritur ty, Une,Nani e Mara jemi pregaditur qe mbi te gjitha te japim dashuri te pafund. Uroj qe te kesh shendet e shume gezime ne jete. Do te bejme gjithcka qe ne e kemi ne doren tone, qe ty te mos mungoj asgje.Po ti falim netet pa gjume, sakrificen e dhimbjet e Nanit per juve, lodhjen e merakun tone ne kembim te mbaresise per ty.Me ty dhe Maren krijuam familjen tone te vogel me dashuri te madhe!Faleminderit ZotFaleminderit Dr. Fitnete Rraci Nuraj per profesionalizmin dhe humanitetin!Falenderojme stafin e American Clinic, per kujdes dhe pritje te jashtzakonshme”. /Telegrafi/


