Please enter at least 3 characters.

Irkenc Hyka sjell klipin e "Këngë Shpirti"

2019/08/Screenshot-8-3.png

Këngëtari nga Shqipëria, Irkenc Hyka, ka publikuar këngën e re.

"Këngë shpirti" titullohet projekti i tij më ri, të cilin e ka shoqëruar me një video mjaft atraktive.

Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi -Muma, ndërsa për muzikën është kujdesur vet këngëtari.

Irkenc Hyka në klipin e ri (Foto: YouTube)

Klipi i përshtatet stinës verore, i realizuar në një nga bregdetet shqiptare dhe si protagoniste ka një femër.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë JoJo dhe pritet që kjo këngë të ketë suksesin e merituar nga publiku.

Ndryshe, Irkenci qëndron prapa shumë projekteve të suksesshme të artistëve shqiptarë. /Telegrafi/