Please enter at least 3 characters.

Investitorët italianë mirëpresin zonat e lira ekonomike

2016/01/investitor-euml-t-italian-euml-mir-euml-presin-zonat-e-lira-ekonomike-n-euml-kosov-euml_hd.jpg

Situata aktuale në Kosovë është e pafavorshme për investitorët e huaj për realizimin e projekteve afatgjate në Kosovë. Ata i kanë varur shpresat te zonat e lira ekonomike. Kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike Italiane të Kosovës (OEIK), Hamdi Muhameti, në intervistë për Tribuna, i cili ka porositur institucionet e vendit që të formojnë një grup ekspertësh për të hartuar dhe definuar një planprogram dhe strategji për ekonominë kosovare.

Ai thotë se interesimi i bizneseve italiane është konkret dhe i vazhdueshëm. Muhameti thotë se bizneset italiane kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e tri zonave të lira ekonomike.

“Krijimi i zonës së lirë ekonomike në tri komunat e Kosovës, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren, është një ndër vendimet më të qëlluara të Qeverisë së Kosovës, si për përmirësimin e ambientit të biznesit vendor, por edhe për investimet e përbashkëta me investitorët e huaj, përkatësisht ata italianë”, theksoi Muhameti. /Telegrafi/