Please enter at least 3 characters.

Investime në shkollën “25 Maji” në Lubinjë të Prizrenit, përmirësohen kushtet për nxënësit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në SHFMU “25 Maji” në Lubinjë të Poshtme, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe personelin arsimor.

Në kuadër të punimeve janë vendosur dyer dhe dritare të reja, është realizuar izolimi i kulmit, ndërsa objekti është fasaduar me stiropor.

Po ashtu, sipas Komunës, është realizuar drenazhimi dhe izolimi i themeleve, si dhe janë ndërtuar trotuare përreth objektit shkollor.

Komuna e Prizrenit ka theksuar se investimet në institucionet arsimore do të vazhdojnë, me synim krijimin e ambienteve më të sigurta, moderne dhe të përshtatshme për mësim. /Telegrafi/