Please enter at least 3 characters.

Interi uron Realin pas fitores në finale të LK-së ndaj Juves (Foto)

2017/06/DBbdnqBXkAEVhI8.jpg

Juventusi humbi nga Real Madridi në finale të Ligës Kampionëve me rezultat 1-4.

Me këtë rast Interi mbetet klubi i vetëm italian që ka fituar Tripletën e famshme.

Pra në një sezon ka fituar Serie A (kampionatin), Kupën e Italisë (kupën e ligës) dhe Ligën e Kampionëve (garën më të madhe për klube).

Zikaltrit me këtë rast kanë uruar Los Blancos për triumfin me një postim në rrjetet sociale:

“Komplimentet tona Real Madridit për të dymbëdhjetën Ligë të Kampionëve, klubi i vetëm që e fiton dy herë radhazi”, shkruan Interi në Twitter. /Telegrafi/