Interi sa shumë dështime në bankë në nëntë vite: Pas largimit të Mourinhos, kanë dështuar 11 trajnerë
Viti 2019 nuk ka filluar mirë për Interin. Zero fitore në kampionat, zero gola të shënuar, eliminimi nga Kupa e Italisë në çerekfinale dhe shumë lojtarë që duan largimin me Ivan Perisic, Matia Vecino e Mirandan dhe Mauro Icardin që mbetet në mes për rinovimin.
Të gjitha këtyre lajmeve të këqija iu shtohet edhe kresa e tifozëve për shkarkimin e Luciano Spallettit.
Interi me drejtorin sportiv Beppe Marotta, ia ka rikonfirmuar besimin trajnerit, por nën hijen e tij mbetet emri i Antonio Contes.
Ka edhe nga ata që ëndërrojnë dhe e shohin një kthim të mundshëm të Jose Mourinhos.
Prej epokës së tij te Interit, kanë kaluar plot njëmbëdhjetë në stolin e Interit. Ndoshta gjysmë i keni harruar? Këta janë ata, që drejtuan skuadrën zikaltër dhe dështuan.
Rafa Benitez: Trajneri spanjoll ishte punësuar në vend të Mourinhos në verën e vitit 2010. Ai u largua në dhjetor të vitit 2011 pas 25 ndeshjeve me një bilanc prej 12 fitoreve, 6 barazimeve, 7 humbjeve.Ai e fitoi Kupën e Botës për Klube. Benitez aktualisht trajnerët e Newcastle në Ligën Premier.
Me Leonardo, Inter arriti si i dyti në kampionat prapa Milanit.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve me Schalken, u pasua me fitoren në Kupën e Italisë në finale ndaj Palermos. Leonardo dha dorëheqje në fillim të qershorit të vitit 2011. Sot punon si drejtor te Milani.
Humbinë debutimin në Ligën e Kampionëve në San Siro me Trabzonspor (0-1).
Dy humbje, kundër Palermos dhe Novaras, i kushtuan me përjashtimin me 21 shtator 2011. Ai sot është trajner te Atalanta.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve, por edhe nga Kupa e Italisë me Napolin bën që ai të largohet.
Humbja me Juventusin me 26 mars 2012 me rezultat (2-0) e dërgoi në shtëpi. Sot trajner i Fulham në Ligën Premier.
Ai ishte trajner edhe në sezonin 2012/13 ku Interi përfundon në pozitën e nëntë.
Strama e drejtoi ekipin në 65 ndeshje (31 fitore, 11 barazime, 23 humbje) para se të lirohet nga puna me 24 maj 2013. Ai nuk drejton aktualisht asnjë ekip.
Edhe pse u konfirmua për sezonin 2014/2015, ai u lirua më 14 nëntor 2014 pas barazimit 2-2 me Verona. Bilanci total në 58 ndeshje (25 fitore, 21 barazime dhe 12 humbje).
Ai tani është trajner i Torinos.
Me Mancini në stol, sezoni 2014/2015 përfundoi në vendin e tetë. Ai vazhdoi edhe një sezon më pas 2015/2016 duke përfunduar në vendin e katërt.
U largua nga Interi me 8 gusht 2016 me 77 ndeshje në stol (36 fitore, 18 barazime, 23 humbje). Ai është trajner i Kombëtare së Italisë.
Me 1 nëntor 2016 ai u largua nga klubi. Tani është trajner i Atlanta United në Ligën amerikane MLS.
Ai e mori skuadrën pas De Boerit në nëntor dhe pas Piolit në maj.
Pesë ndeshje në total me 3 fitore dhe 2 humbje. Aktualisht i papunë.
14 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje. U pushua me 7 maj 2017 pas humbjes 1-0 me Genoan. Tani është trajner i Fiorentinës .
Inter njofton mbërritjen e tij më 8 qershor 2017. Ajo e morri vendin e katërt që kualifikonte në Ligën e Kampionëve në kampionatin 2017/18.
Sot ende trajner, por me gjasë, jo edhe shumë gjatë. /Telegrafi/


