Please enter at least 3 characters.

Interi ka marrëveshje personale me Giroud

2020/01/OlivierGioriud-2-e1578645630456.jpg
222:"READING, ENGLAND - JULY 28: Olivier Giroud of Chelsea looks on during the Pre-Season Friendly match between Reading and Chelsea at Madejski Stadium on July 28, 2019 in Reading, England. (Photo by Alex Burstow/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka arritur marrëveshje personale me Olivier Giroud – bën të ditur Sky Sport Italia, ndërkohë që përfaqësuesi i lojtarit është takuar të enjten me drejtorët e klubit italian.

Agjentët e sulmuesit të Chelseat i kanë vizituar zyrat e Nerazzurrëve, ndërsa Sky kishte siguruar edhe pamje nga arritja e tyre.

Sipas mediumit italian (si edhe faqes Gianluca Di Marzio), tashmë është arritur marrëveshja për kushtet personale të francezit dhe pritet që dy klubet të merren vesh për çmimin e lojtarit.

Olivier Giroud (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Problemi kryesor është se Chelsea kërko ndërmjet tetë dhe dhjetë milionë euro për shërbimet e tij, derisa zikaltrit e ofrojnë gjysmën e kësaj shume.

Giroud do të jetë lojtar i lirë në verë, mirëpo Interi e dëshiron gjatë këtij afati kalimtar dhe i ka ofruar kontratë prej dy vjet e gjysmë. /Telegrafi/