Interi i Contes gati - Lukaku e Sanchez në sulm, Xhaka në mesfushë
22/05/2019
Kalimi i Antonio Contes te Interi duke punë e kryer dhe pritet që të mbyllet vetëm edhe ndeshja e fundit, që klubi zikaltër pastaj ta njoftoj zyrtarizimin e marrëveshjes.
Italiani njihet si njëri prej trajnerëve më të mirë aktual dhe ka kohë që lidhet me Interin.
Marrëveshja duket se është arritur, por Interi e ka edhe një finale, atë kundër Empolit të cilën duhet ta fitojë që të shkojë në Ligën e Kampionëve.
Kompania është e gatshme që të bëjë investime të mëdha në treg për t’i përmbushur kërkesat e Contes.
Corriere dello Sport ia ka zbuluar emrat për të cilët Conte ka kërkuar t’i këtë në skuadër. Trajneri i ka dhënë nga dy emra për secilën pozitë që dëshiron të përforcohet. /Telegrafi/


