Please enter at least 3 characters.

Interi i Contes e nis me spektakël –Lukaku debuton me gol në Serie A

2019/08/GettyImages-1164214515.jpg
268:"MILAN, ITALY - AUGUST 26: Romelu Lukaku of FC Internazionale celebrates his goal with his team-mates during the Serie A match between FC Internazionale and US Lecce at Stadio Giuseppe Meazza on August 26, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka arritur ta mposht Leccen me rezultat 4-0 në ndeshjen hapëse për të dyja klubet në këtë edicion të Serie A.

Ashtu siç luajnë ekipet e Antonio Conte, Interi e nisi me shumë vrull dhe me energji ndeshjen.

Pas disa rasteve të njëpasnjëshme, erdhi edhe goli i parë i shënuar në minutën e  21-të.

Ishte Marcelo Brozovic që shënoi një gol shumë të bukur për 1-0.

Marcelo Brozovic . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe pas tre minutash erdhi goli i dytë. Stefano Sensi shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë Interi arriti të shënojë edhe dy herë tjera.

Romelu Lukaku shënoi pas një topi të kthyer nga portier për 3-0.

Romelu Lukaku . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Lecce mbeti me 10 lojtarë, në mesin e pjesës së dytë dhe Interi pas disa minutash e gjeti edhe golin e katërt.

Antonio Cnadreva shënoi për 4-0.

Me këtë fitore Interit merr tri pikët e para në Serie A. /Telegrafi/