Please enter at least 3 characters.

Interi dhe Milani në 'luftë' për Bergwijn  

2019/03/Bergwijn.jpg
304:"EINDHOVEN, NETHERLANDS - AUGUST 29: Steven Bergwijn of PSV celebrates scoring the first goal during the UEFA Champions League Play-off second leg match between PSV Eindhoven and BATE Borisov at the Phillips Stadium on August 29, 2018 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi dhe Milani janë të gatshëm të bëjnë një betejë në tregun e transferimeve për lojtarin e talentuar të PSV Eindhoven, Steven Bergwijn.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, dy rivalët nga San Siro janë të interesuar për një transferim të madh për 21-vjeçarin.

Ai luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit, por gjithashtu mund të bëjë shumë punë edhe në të djathtin dhe shihet si një zëvendësim ideal nëse Ivan Perisic do të largohet drejt Ligës Premier.

Në anë tjetër, Rossonerët e shohin Bergwijn si lojtarin që atyre ju mungon në krahun e majtë të sulmit trident, si partner i dyshes Piatek-Suso.

Bergwijn gjatë ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, të dyja skuadrat e Serie A përballen me konkurrencë të ashpër nga londinezët e Arsenalit dhe Tottenham Hotspurit.

Për lojtarin pritet të ketë luftë ofertash, ndërsa çmimi i reprezentuesin holandez pritet të jetë minimalisht 40 milionë euro. /Telegrafi/