Please enter at least 3 characters.

Interi dëshiron Moise Kean

2019/04/Moise-Kean-5-e1556616634343.jpg
223:"MILAN, ITALY - APRIL 27: Moise Kean of Juventus looks on during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 27, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Moise Kean ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira këtë sezon për Juventusin dhe raportohet se një nga klubet e interesuara për atë tani është edhe Interi.

Sipas Corriere dello Sport, shefi i Interit Giuseppe Marotta  dhe drejtori sportiv Piero Ausilio kanë folur me agjentin e lojtarit,  Mino Raiola. Kontrata e lojtarit skadon në vitin e ardhshëm, kështu zikaltrit do tentojnë ta marrin si lojtar të lirë.

Sidoqoftë, Zonja e Vjetër tashmë ka filluar punën në kontratën e re për 19-vjeçarin, teksa drejtori Fabio Paratici është duke analizuar një transferim të mundshëm të Mauro Icardi dhe Milan Skriniarit.

Duke e parë interesim e Juves për dyshen e Interit, Kean mund t'i ofrohet klubit nga Milano si pjesë e marrëveshjes për njërin nga lojtarët e lartë cekur.

Sulmuesi i Juves ka arritur të shënojë shtatë gola në 14 paraqitje për bardhezinjtë dhe dy gola për përfaqësuesen e Italisë. /Telegrafi/