Please enter at least 3 characters.

Interi arrin marrëveshje për Politanon, të shtunën testet mjekësore

2018/06/Politano2.jpg
252:"MILAN, ITALY - MAY 12: Matteo Politano of US Sassuolo celebrates the opening goal during the Serie A match between FC Internazionale and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on May 12, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images )
12:"Getty Images

Interi është në prag të nënshkrimit të Matteo Politanon nga Sassuolo me një huazim prej shtatë milionë eurosh dhe 20 milionë euro për opsionin e blerjes, plus lojtarët e ekipit të të rinjve, Jens Odgaard dhe Andrea Adorante.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, marrëveshja është arritur në thelb dhe  reprezentuesi italian mund të ketë testet e tij mjekësore nesër (e shtunën).

Testet mjekësore nuk mund të bëhet para kësaj dite, sepse Politano është aktualisht në muajin e tij të mjaltit.

Nerazzurrët do të dorëzojnë shtatë milionë euro për një huazim njëvjeçar me mundësi për të blerë në fund të sezonit për një tjetër shifër prej 20 milionë eurosh.

Politano gjatë ndeshjes së sezonit të kaluar ndaj Interit (Getty Images )

Së bashku me atë, Sassuolo do të merrte edhe lojtarët e rinj Odgaard dhe Adorante, të cilët së bashku vlerësohen shtatë milionë euro.

Odgaard ishte gjithashtu në shënjestër nga Atalanta dhe Bologna dhe ka qenë një sensacion absolut në ekipin rinor të Inter Primaveras.

Është raportuar se Interi do të përpiqet të mbajë një klauzolë blerjeje për 19-vjeçarin danez, i cili shënoi 15 gola dhe bëri pesë asistime në 29 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Ndryshe, ky është transferimi i pestë i Interit këtë verë, pasi më parë ka arritur marrëveshje edhe me Kwandwo Asamoah, Stefan de Vrij, Lautaro Martinez dhe Radja Nainggolan. /Telegrafi/